MENU
klinika

5 muaj pasi u bë nënë!

Gigi Hadid rikthehet në pasarelë me një ndryshim në look!

06.03.2021 - 11:01

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik para pesë muajve mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilën e quajtën Khai.

Pas një pushimi të gjatë Gigi, tashmë ka vendosur që të kthehet fuqishëm në pistat e modës. Ajo u shfaq në sfilatën e ‘Versace’s Milan Fashion Week’, ku u prezantua linja e re e veshjeve për dimrin/2021. E veshur e tëra në të zeza, Gigi mahniti me format e mrekullueshme trupore, për të cilat u komentua tej mase.

Por, prisni se ka më. Siç mund ta shihni, Gigi po ashtu ka ardhur edhe me një ndryshim në look. Nëpërmjet disa fotove në Instastory, ajo ka treguar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i lyer ato ngjyrë xhinxher.

 

Sigurisht, look-u i ri i shkon shumë, e për hir të vërtetës nuk mund të prisnim rezultat tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN