Një person është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darzezë. Sipas policisë, nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.