MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

I kam këmbët shumë të ënjtura…

02.03.2021 - 08:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: I kam këmbët shumë të ënjtura, shpesh ndiej dhe dhimbje. Më kanë rekomanduar ujin me kripë, por nuk kam parë ndonjë efekt…

Mjeku: Ënjtja e këmbëve është një nga ankesat më të zakonshme dhe shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati vazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, celulitis (formë infeksioni e indit nën lëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Një ndikim ka edhe qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Për lehtësimin e dhimbjeve ne rekomandojmë aktivitetin fizik, shmangien e shtimit në peshë, përdorimin e çorapeve të llastikut, ngritjen e këmbëve mbi nivelin e trupit disa herë në ditë si teknikë për të evituar mbetjen e gjakut në periferi, evitimin e qëndrimit gjatë në këmbë pa lëvizur etj. Pjesa e diuretikëve, antikoagulantëve, antibiotikëve etj, vendoset vetëm pas konsultës me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.