MENU
klinika

Nafta zgjeron humbjet

Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e rritjes ekonomike

16.03.2021 - 13:22

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të tretën ditë me radhë. Investitorët janë të shqetësuar se rimëkëmbja ekonomike do të dëmtohet nga vendimet e shumë vendeve europiane për të pezulluar përkohësisht vaksinën e AstraZeneca.

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy sesioneve më parë, për shkak të rritjes së rezervave në SHBA dhe shqetësimeve për rimëkëmbjen e kërkesës, pasi Gjermania, Italia, Franca dhe shumë vende europiane ndaluan përkohësisht përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 64.5 dollarë për fuçi. Germania, Franca dhe Italia njoftuan pezullimin e injeksionit të AstraZeneca, pas raportimeve se mund të ketë efekte serioze anësore, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë të dhënë që e vërteton këtë. Këto vendime po rrisin shqetësimet mbi hapin e ngadaltë të vaksinimit në Bashkimin Europian, që mund të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezervat e naftës vijuan rritjen për shkak të të ftohtit të madh muajin e kaluar, që detyroi shumë kompani të ndalojnë operacionet. Megjithatë, analistët dhe investitorët po presin të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës mbi rezervat gjatë javës së kaluar, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”

Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036

“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit