MENU
klinika

E kishin mbajtur të fshehtë!

Jason Derulo po bëhet baba për herë të parë!

29.03.2021 - 10:07

Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Modelja dhe këngëtari e ndanë këtë lajm emocionues nëpërmjet postimeve në Instagram.

Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit.

Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.

“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.

Jena gjithashtu postoi një foto të mrekullueshme nga i njëjti xhirim.

“Mami & Babi🤍🍃👶🏽“, shkroi ajo krahas fotos.


Çifti u takuan me njëri-tjetrin në palestër pak para pandemisë ku vazhduan të njohin njëri tjetrin më shumë dhe mesa duket lidhja e tyre qenka në një tjetër nivel teksa familja e tyre po zgjerohet dhe më shumë.

Kujtojmë se Jason para pak kohësh ishte në qendër të mediave rozë në vendin tonë për shkak se në ditëlindjen e tij të 30-të, ra shumë në sy urimi që Morena Taraku i kishte bërë.

Këngëtarja e pati uruar nëpërmjet një postimi në Instastory dhe në foto shfaqej bashkë më Jason Derulo.

Ata dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa qëndronin ulur në një kolltuk dhe Morena në dorë mbante një gotë shampanjë.

“Gëzuar ditëlindjen Jason Derulo”, shkruante askokohe Morena në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon me sa para u nis drejt Italisë

Belen Rodriguez rrëfen mes lotësh të shkuarën