Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se numri i personave me Covid do të ulet në javët e ardhshme, por sipas saj ekziston rreziku i infektimeve te reja.
Ajo tha se variantet e reja te koronavirusit do te jenë rezistuese ndaj vaksinave.
Merkel njoftoi se duhet të vendoset një shtetrrethim në të gjitha pjesët e Gjermanisë me një numër të lartë të rasteve të reja të koronavirusit.
“Ne kemi hyrë në fazën më të rrezikshme të pandemisë. Në javët e ardhshme, do të sqarohet nëse mund ta mbajmë pandeminë nën kontroll”, tha Merkel, raporton Reuters.
Shefi i stafit të kancelares, Helga Braun, konfirmoi për mediat gjermane se vendi po hyn në fazën më të rrezikshme të pandemisë