MENU
klinika

Nga Russian Today/ "Sa më shpejt që të hyjë në fuqi, aq më shpejt..."

Kina ratifikon marrëveshjen më të madhe në botë të tregtisë së lirë

09.03.2021 - 15:48

Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao ka njoftuar se Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) ishte ratifikuar gjatë Kongresit Kombëtar të Popullit në Pekin, tre muaj para afatit.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të ratifikojnë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, duke i thënë South China Morning Post: “Sa më shpejt që marrëveshja të hyjë në fuqi, aq më shpejt njerëzit e vendeve anëtare do të përfitojnë.”

Marrëveshja tregtare me 15 anëtarë u nënshkrua në mes të Nëntorit. Është marrëveshja më e madhe në botë e tregtisë së lirë dhe përfshin 10 anëtarët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), plus Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.

Marrëveshja RCEP do të hyjë në fuqi 60 ditë pasi gjashtë shtete anëtare të ASEAN dhe tre shtete jo anëtare të ASEAN kanë ratifikuar marrëveshjen.

Sipas He Ping, një profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin Fudan, në Shangai, ratifikimi i përshpejtuar nga qeveria kineze është një veprim për të motivuar vendet e tjera për të përshpejtuar procedurat e tyre.

“Parlamenti japonez po punon gjithashtu për ratifikimin dhe nuk duhet të ketë asnjë problem. Ne vlerësojmë se nuk do të kishte probleme me ratifikimin nga disa vende të tjera të ASEAN,” tha ai, duke shtuar se nëse pragu do të kalonte, pakti do të hynte në fuqi deri në fund të 2021 ose në fillim të 2022.

Propozuar për herë të parë në 2011, RCEP do të eleminojë deri në 90 përqind të tarifave për importet midis nënshkruesve të saj brenda 20 viteve. Ai gjithashtu do të vendosë rregulla të përbashkëta për tregtinë elektronike, tregtinë dhe pronën intelektuale. Blloku i ri ekonomik do të përfaqësojë kështu rreth një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të botës dhe popullsisë.

Do të bëhet marrëveshja e parë për tregtinë e lirë për të përfshirë Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut, ekonomitë e para, të dyta dhe të katërta më të mëdha të Azisë. Një nga partnerët origjinal, India, ka refuzuar të marrë pjesë në negociata për shkak të shqetësimit të saj se hapja e tregut të saj do të bënte që deficiti i saj tregtar me Kinën të rritet.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Ka vendosur vetëm 10% të kapacitetit të tij gjatë pandemisë

FMN nuk funksionon më si rrjeti i sigurisë në botë

Nga The Economist/ Kritikët pretendojnë se do të dominohet nga Kina, por...

Kush përfiton nga RCEP, pakti i ri tregtar i Azisë?

Nga Bloomberg/ "Draghi shpëtoi euron, do të shpëtojë dhe Italinë!"

Kur politikanët dështojnë, Italia u drejtohet bankierëve