MENU
klinika

Infektohen 14 persona

Koronavirusi nuk kursen burgun e Vlorës

20.03.2021 - 10:52

Koronavirusi ka hyrë edhe në paraburgimin e Vlorës.

Bëhet me dije se gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion janë marrë 40 tamponë. Mësohet se deri më tani 14 persona që ishin në paraburgim kanë rezultur pozitivë me Covid-19.

Personat e prekur nga virusi me forca të shumta sigurie janë dërguar në burgun e Shën Kollir për të marrë ndihmën mjekësore.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 2122 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndrësa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 120,022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se gruaja e mbante të vdekur

Vlorë/ Gjendet një person i pajetë në banesë