MENU
klinika

In memoriam

Mars… në 8 tablo të Blloshmit

12.03.2021 - 16:16

        Lumturi Blloshmi, nuk është më fizikisht midis nesh, prej tre muajsh. Ajo humbi betejën nga covid-19. Por, krijimtaria që ka lënë pas është një pasuri, jo vetëm për artet pamore, Galerinë Kombëtare të Arteve, apo koleksionistët e pa dyshim, edhe për artdashësit.

Në mjediset e galerisë “Kalo”, vijnë 8 tablo të artistes, nën titullin “Mendje e bukur”.

Për mediet, kuratorja Suzana Varvarica, rrëfen kontributin e Blloshmit, që diti të guxojë përmes fantazisë krijuese.

“Në këto ditë të vështira pandemie, po kujtojmë Lumturi Blloshmin me punët e saj. Brenda këtyre tetë punimeve, shikojmë Lumen, përmes artit pamor”, – thotë kuratorja.

Suzana Varvarica argumenton se Lumturi Blloshmi, do të njihet në historinë e artit shqiptar të shekullit XX, si artistja më kreative e grupimit femëror. Pasi ka qenë e para që ka eksploruar një mendësi ndryshe, nga ajo e paraviteve ’90-të, duke guxuar në pikturë, instalacion, si dhe me objektet e riciklueshme në natyrë, që i ndërthurte më së miri, me performancën e fotografisë, muzikës dhe dansit.

“Ishte një artiste revolucionare në kuptimin e bukur të fjalës, që theu kornizat… dhe, jo se nuk e provoi se çfarë ishte realizmi socialist, por e kishte shumë të vështirë që të përshtatej me të”, – thekson Varvarica.

Ekspozita me punimet e Blloshmit,“Mendje e bukur”, vijon pranë galerisë “Kalo”

Lumturi Blloshmi përfaqëson artin bashkohor shqiptarë. Artistja kreu liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1959-1963) dhe vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ku diplomohet në vitin 1968.

Piktorja e filloi krijimtarinë në prag të ngjarjeve të vështira që kalonin artistët në Shqipëri, në vitet 1973-1974, ku mjaft udhëheqës të lartë të Partisë dhe shtetit, si dhe krijues artistë u dënuan me burgime nga diktatora.

Në këtë atmosferë, ajo punoi kryesisht peizazhe dhe portrete, me të cilat prezantohet në ekspozitat kombëtare të kohës, që përcjellin pikturën realiste.

Ekspozita të artistes:

1987: Cinqueme Croisiere de l’Art, Essone, Francë
1987: Bienale Ndërkombëtare, Aleksandri, Egjypt
1989: Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1988: Bienale Ndërkombëtare, Ankara, Turqi
1988: Ekspozita e parë personale në Berat
1989: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1991: Kongresi i Grave të Ballkanit, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1992: Ekspozitë në grup, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Fondacioni “Soros”, Tiranë, Shqipëri
1993: Ekspozitë në grup,Madrid, Spanjë
1994: Ekspozitë Ndërkombëtare, Budapest, Hungari
1994: Ekspzozitë në grup, Lion , Francë
1994: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘94” , Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1995: Ekspozitë personale në Stamboll (Turqi)
1997: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘97” , Fituese e çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
1997: Ekspozitë në grup ,Paris, Francë
1998: Ekspozitë Ndërkombëtare në grup e grave artiste, Bishket, Kirgistan
1998: Ekspozitë në grup “Mediterranea 1”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999: Ekspozitë vetjake, Misioni i BE, Tiranë, Shqipëri
2000: Ekspozitë në grup “1/2000”, Galeria Jacque Cartier, Cheney, Francë
2002: Bienale Ndërkombëtare, Austri
2004: Ekspozitë Ndërkombëtare Galeria Zenith, Breshia, Itali
2004: Ekspozitë vetjake, Galeria Zenit, Tiranë, Shqipëri
2005: Ekspozitë në grup “My change”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006: “Menu Kama Sutra”, Chelsea Art Museum, New York, SHBA, me kuratore Julia Draganovic
2007: Çmimi “Kult 07”, Tiranë, Shqipëri
2009: Ekspozitë në grup,Mali i Zi
2009: Ekspozitë vetjake “I’ts a Wonderful Life, Galeria Zeta, Tiranë
2010: Ekspozitë vetjake “Okazion, likuidim total” Galeria Zeta, Tiranë
2011: Ekspozitë në grup, Galeria Pogradec dhe Galeria “Vangjush Mio”, Korcë, Shqipëri
2012: Terrain insecure, Shqipëri
2013: Homage to Damien Hirst, Tiranë, Shqipëri
2014: Zarabanda Plus, dance & performance, Torre Venezia, Durrës, Shqipëri
2016: Ekspozitë personale konceptuale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.