MENU
klinika

Intervista për “Oprah”

Momentet e papublikuara nga intervista e Harry-t dhe Meghan-it

29.03.2021 - 10:09

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar para disa kohësh intervistën e tyre për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte.

Një numër i madh njërëzish me influencë në botë kanë folur në mbështetje të çiftit pas transmetimit të kësaj interviste.

Por mund të ketë akoma detaje që nuk janë bërë publike.

Momente të papublikuara nga intervista mund të transmetohen në një datë të mëvonshme, sipas “The Sunday People”.

“Ka shumë interes për të treguar intervistën e plotë”, -tha një burim.

Kujtojmë se çifti zbuloi shumë gjëra në atë intervistë, duke nisur nga gjinia e fëmijës së dytë deri te jetesa dhe pastaj largimi nga familja mbretërore dhe Britania e Madhe.

Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia!

Përralla nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit, por pikë së pari duhet të dimë diçka që dyshja s’na e ka treguar më parë! Kurorëzimi i vërtetë është bërë tre ditë para dasmës që e gjithë bota pa në ekran.

Madje, situata u bë aq e vështirë për Meghan, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i dhënë fund jetës.

Meghan akuzoi “institucionin” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien, pasi njëri prej antarëve i ka thënë Harry-t se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN