MENU
klinika

"Fjalët nuk do mjaftojnë asnjëherë për t'iu shprehur dashurinë..."

Në festën e 7 Marsit, Manastirliu surprizon mësuesen e fillores

07.03.2021 - 13:13

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme për festën e 7 Marsit ka surprizuar mësuesen e saj të fillores.

Manastirliu ka postuar një foto ku shihet me mësuesen e saj, teksa mban në dorë një buqetë me lule dhe disa dhurata.

“Me mësuesen time të fillores zysh Kaliopi Gjoni, në këtë ditë të shënuar për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë!

Gëzuar 7 Marsin të gjithë armatës së arsimtarëve! Fjalët nuk do mjaftojnë asnjëherë për t’iu shprehur dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për dijen që përçoni dhe vlerat që transmetoni,” shkruan ajo në postimin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 72 mijë familje janë mbështetur me..."

Manastirliu në Lezhë: Po ndërtojmë 4 maternitete