MENU
klinika

Legjenda e Juventusit

Nuk ka oferta, Buffon po mendon tërheqjen

29.03.2021 - 13:31

Fundi i sezonit mund të sjellë edhe një nga lamtumirat më të mëdha të botës së futbollit. Gianluigi Buffon po përjeton momentet e fundit me fanellën e Juventusit dhe data 23 maj mund të jetë ajo e fundit për të.

Idhulli i tifozerisë torineze dhe jo vetëm pritet të luajë ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë për t’i bërë një mbyllje spektakolare karrierës futbollistike. Por, duket se kjo zgjidhje nuk do të jetë e lehtë për dikë si ai, i cili nuk di të vendosë.

Në këtë sezon të komplikuar, për shkak të një pandemie globale, ai luajti pak dhe ishte, më shumë se gjithçka tjetër, motivuesi i grupit. Për momentin, klubi nuk ka dërguar një ofertë për zgjatjen e aventurës së Buffon të paktën edhe për një tjetër vit.

Në horizont mungon dhe interesi nga skuadrat e tjera, me Porton që tanimë ka dalë totalisht nga gara për të siguruar shërbimet e 43-vjeçarit. Kjo mund ta shtyjë Buffon për të menduar pensionimin. Vendimi është fare pranë, mungon vetëm zyrtarizimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN