MENU
klinika

Sindroma post-Covid

Pasojat afatgjata që lë virusi

19.03.2021 - 08:52

COVID-19 lë edhe pasoja afatgjata. Rreth një e treta e tyre vijon të vuajë të paktën nga një nga simptomat, si ndryshimi në shije, më shumë se 6 javë pas infektimit. Ndërsa të tjerë ankohen se lodhen shumë shpejt.

Disa prej tyre janë të frikësuar se mos ndoshta nuk do të arrijnë të kthehen si në fillim, sidomos ata që ankohen se Covid i ka lënë një lodhje të vazhdueshme fizike, dhe se nuk janë në gjendje të kapin ritmin e dikurshëm.

Më pas vjen dhe lista e simptomave të vazhdueshme: probleme me fytin që pengojnë ngrënien; dhimbje muskulore dhe në kraharor; vështirësi në frymëmarrje; probleme me stomakun; një e fryrë e përhershme dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit.

Një cunami që ka rënë mbi njerëz të cilët para Covid kishin një jetë aktive dhe praktikonin sporte. Situata e panjohur dhe mungesa e sigurisë, shkaktojnë ankth, që i shtihet gjendjes jo të mirë fizike.

Disa prej tyre të pyetur nga Euronews nëse vaksina do i jepte pak më shumë shpresë, shprehen jo të bindur, pasi do të donin thjesht të ndiheshin normal dhe në gjendje për të shëtitur pa menduar lodhjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN