MENU
klinika

Çështjet që nuk do të gjykohen nga SPAK

PS propozon skemë të re për gjyqtarët e Kushtetueses!

03.03.2021 - 09:59

Pas përplasjes me Presidentin Ilir Meta për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, çështje e cila shkoi edhe në Komisionin e Venecias, maxhoranca ka ndërmarrë një nismë për reflektimin e një prej rekomandimeve.

Deputetja Klotilda Bushka përmes një amendamenti propozon që për çdo vakancë si nga Presidenti, ashtu edhe nga Kuvendi apo edhe Gjykata e Lartë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mos hartojë dy lista një me gjyqtarë dhe një me jo gjyqtarë, por të ketë vetëm një të tillë dhe të bëjë renditjen sipas pikëzimit dhe kritereve. “Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit”, kërkon deputetja socialiste.

“Shtesat dhe ndryshimet në Ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, kanë si qëllim thjeshtëzimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar funksionimin e plotë dhe normal të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, përmes këtyre ndryshimeve synohet që ky ligj të harmonizohet edhe me ligjet e tjera të paketës së Reformës në Drejtësi, veçanërisht sa i takon shumicës së nevojshme për të pasur një mbledhje të vlefshme të gjyqtarëve nëpër gjykata, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë”, sqaron Bushka në relacionin që shoqëron projektligjin.

PROCEDURA

Ndërkohë, sipas procedurës së deritanishme si institucioni i Presidencës, ashtu edhe ai i Kuvendit nëse ka më shumë se një vend vakant për të plotësuar, duhet të hartojë dy lista ku në njërën prej tyre të përbëhet me kandidatë nga sistemi gjyqësor dhe një me kandidatë nga jo gjyqtarë. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve harton një listë përfundimtare, duke renditur kandidatët.

Nëse ka më shumë se një vend vakant Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet”, parashikohet aktualisht.

ZHBLLOKIMI

Deputetja e maxhorancës propozon edhe një dispozitë kalimtare për uljen e kuorumit të vendimmarrjes në Gjykatën e Lartë. Aktualisht që Gjykata Kushtetuese të jetë me kuorum të plotë duhet të emërohen edhe tre gjyqtarë që emërohen nga Gjykata e Lartë. Por, problemi është se vetë Gjykata e Lartë nuk është me kuorum të plotë.

Ndaj deputetja socialiste kërkon që të miratohet një dispozitë tranzitore për të bërë të mundur emërimin edhe të tre gjyqtarëve në Kushtetuese nga Gjykata e Lartë. “Deri në emërimin e të paktën tre të katërtave të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, jo me vone se data 31.12.2023, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas pikës 3, të nenit 7 /9, të këtij ligji, është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, thuhet në propozimin e Bushkës.

SPAK

Mbas mbingarkesës së hasur, SPAK nuk do të merret më me çdolloj korrupsioni zyrtarësh, por do të vihet në lëvizje vetëm kur ryshfeti është më i lartë se 500 mijë lekë të vjetër. Për vlera më të ulëta do të merren prokuroritë e rretheve.

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, deri në vlerën 50,000 lekë, ose ekuivalencën në monedhë të huaj, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë, muaj deri në 1 vit.

Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi vlerën 50,000 lekë, ose ekuivalencën ne monedhë të huaj, dënohet me burgim nga 1 deri ne 3 vjet”, propozon maxhoranca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’