MENU
klinika

16 muaj pa çati mbi kokë

Rindërtimi ende nuk ka nisur në fshatrat e Kurbinit

28.03.2021 - 18:03

Prej 16 muajsh, Çadrat mbetën streha e shumë familjeve në fshatrat e Kurbinit që tërmeti i 26 nëntorit i la pa çati mbi kokë! Por procesi i rindërtimit në këto zona ende nuk ka nisur dhe pas dy dimrave, frika është e madhe se aty do të kalojnë edhe verën e dytë.

Këto dy çadra janë streha e familjes Uka në Shpërdhet të Kurbinit, që prej tërmetit të nëntorit të viti 2019-të.

Shtëpia e tyre u bë e pabanueshme dhe ende nuk ka asnjë sinjal për rindërtimin e saj.

Përballimi i dy dimrave në çadër ka qenë një sfidë për 4 pjesëtarët e kësaj familje.

E zonja e shtëpisë tregon vështirësitë që po kalojnë, duke deklaruar se i ftohti ju ka sjellë dhe probleme shëndetësore.

“Dimrit kemi pasur shumë vështirësi, na ka rënë shi dhe kemi ndenjur jashtë duke ndezur zjarr. Në verë është shumë vapë. Kemi vuajtur ditën e zezë.”

Përballë vështirësive ekonomike, familja Uka apelon për rindërtimin sa më parë të banesës.

“Dua vetëm shtëpitë që të m’i bëjë se jemi shumë keq, jemi bërë gjysmë njeriu.”

Në situatë të ngjashme janë shumë familje të prekura nga tërmeti në Bashkinë e Kurbinit, ku rindërtimi i banesave individuale ende nuk ka nisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet

"Mund të ketë godina të dëmtuara edhe përtej..."

“Emergjenca zgjerohet me Lezhën”, Rama jep udhëzimet