MENU
klinika

Moto GP

Rossi në prezantim: Dua ta fitoj Botërorin!

01.03.2021 - 19:52

Valentino Rossi është zyrtarisht një pilot i Petronas. Nëntë herë kampioni i Botës në Moto GP u shfaq sot përkrah shokut të tij të skuadrës, Franco Morbidelli në prezantimin e motorrit Petronas që do garojnë këtë sezon në Botërorin e Moto GP.

Sezoni 2021 do të jetë i 26-ti Rossi si profesionist dhe i 16-ti i tij në Moto GP nën drejtimin e një Yamaha. Në motorrin që do përdorin Rossi e Morbidelli nuk ka shumë ndryshime, ku natyrisht bie në sy ngjyra karakteristike e saj, ajo e kaltëra.

Sezoni 2021 do të jetë i treti për skuderinë malajziane në elitën e botërorit të motorrave, me ekipin satelitor të Yamaha që ka fituar gjashtë Çmime të mëdha. Madje, sezonin e shkuar, Morbideli u shpall nënkampion bote, me 13 pikë pas fituesit të titullit Joan Mir.

“Viti 2021 do të jetë një sfidë e re për mua. Objektivi im është të paraqitem mirë edhe me motorin satelit të Yamaha. Jam i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pres të shoh veten në testet dimërore. Më pëlqejnë shumë ngjyrat e motorit të ri.

Dua të dueloj për të fituar garën e Botërorin, të ngjitem sa më shpesh në podium, të jem kompetitiv dhe ta mbyll këtë sezon sa më mirë të jetë e mundur. Vitet e fundit motori Petronas ka qenë shumë kompetitiv, ndaj do të jetë një sfidë argëtuese”, – u shpreh Rossi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN