MENU
klinika

Të parët janë personeli shëndetësor!

Sot nis vaksinimi në Kosovë

30.03.2021 - 08:57

Sot në Kosovë do të filloj vaksinimi antiCOVID. Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para në Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësor të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në Klinikë, ndërsa deklaroi se 24 mijë dozat e AstraZenecës të ardhura në Kosovë do shpërndahen për 24 mijë qytetarë të Kosovës.

Vitia tha se mjekët do mund të vaksinohen edhe në sallën “1 Tetori”, ndërsa për profesionistët shëndetësor të komunave të tjera tha se ata do vaksinohet në qendrat e vaksinimit në QKMF-të e komunave.

“24 mijë dozat që kanë arritura mbrëmë do jepen për 24 mijë persona, duke filluar nga personeli shëndetësor dhe posa të mbarojmë me personelin shëndetësor do fillohet sipas listës sipas planit të vaksinimit me personat mbi 80 vjet. Në kryeqytet për shkak të Qendrës Klinike Universitare është edhe kjo salla 1 tetori ku do i marrin shumica, përveç Klinikës Infektive që nga fillimi kanë qenë në krye të detyrës dhe do shkohet dhe do bëhet procesi i vaksinimit aty. Kurse, mjekët nëpër komunat tjera do bëhet nëpër Qendrat e Vaksinimit nëpër Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare të secilës komunë“, theksoi Vitia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të ndahen dozat e para?

Vaksinimi pritet të fillojë këtë javë

Priten nga Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-Covid