MENU
klinika

Nëna e Mikel Fushës zbardh detaje për ngjarjen

Të shtënat me armë në Shkodër, identifikohet personi i plagosur

21.03.2021 - 20:46

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (21 mars 2021), në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”.

News 24 raporton se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Mikel Fusha.

Në lidhje me këtë ngjarje nëna e të plagosurit pretendon se policia ka qenë në dijeni të një konflikti që e kishte zanafillën një javë më parë.

Në një prononcim për News 24, nëna e të plagosurit Mikel Fusha tregon se djali i saj është konfliktuar me autorin, Elvis Lekndreaj në lokalin ku punonte, rreth një javë më parë, dhe ai ka thyer tavolinat e biznesit.

Po ashtu ajo tregon se autori ka shkuar sërish sot në lokalin ku punonte Mikeli dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Nëna e të plagosurit: Para një jave djali u konfliktua me autorin në lokalin ku punonte. Para një jave autori theu tavolinat në lokalin ku punonte Mikeli. Sot autori ka ardhur sërish te lokali me disa shokë. Policia ishte në dijeni për ngjarjen.