MENU
klinika

"MOISIU ON"

Teatri ju vjen në shtëpi!

04.03.2021 - 15:31

        Me regji nga Ilir Bokshi, shfaqja “Dorëzimi në Spokan” është prezantimi i teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”.

Festivali, që vijon prej ditëh online, solli mbrëmja e të mërkurës veprën nga Martin McDonagh.

Më herët, Teatri Kombëtar shkruante se kjo shfaqje nuk duhej humbur. Në veprën e autorit Martin McDonagh, interpretojnë aktorët: Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Albulena Kryeziu-Bokshi dhe Bujar Ahmeti. Me regji nga Ilir Bokshi, vepra e McDonagh vjen e përkthyer nga Shkëlzen Berisha. Asistent në shfaqje Valon Pallaska, skenografia Petrit Bakalli, kostumografia Vesë Kraja dhe muzika Trimor Dhomi.

“Dorëzimi në Spokan” ishte shfaqja e nëntë e këtij konkurrimi dhe për këtë shfaqje, teatri lajmëronte se nuk ishte e përshtatshme për moshat nën 16 vjeç. Në këtë festival, regjisori i njohur Ilir Bokshi u prezantua me një vepër të autorit Martin McDonagh, ndërsa me shfaqjet e tij nuk ka munguar dhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, por dhe në skena të tjera teatrore.

“Dorëzimi në Spokan” është vepër e Martin McDonagh, që autori e ka shkruara gjatë periudhës kur ka qenë në Amerikë. Kjo vepër është vënë premierë në teatrin e Gjakovës, në vitin 2016. Shfaqja të mërkurën u transmetua livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse, në këtë festival që këtë vit po zhvillohet online për shkak të situatës me pandeminë.

“Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”, ku marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira.

Nga 23 shkurti, çdo ditë në orën 19:00, “teatri vjen në shtëpi” nëpërmjet një dritare virtuale, ndërsa më 15 mars do të ndahen edhe çmimet. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit online, organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe me mbështetjen e ministrisë së Kulturës.

Ku i vendos ngjarjet autori?

Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë, u prezantua në festival me “Dorëzimi në Spokan” – tregimi i Karmajkëllit, i vetëquajtur si racë e bardhë superiore, të cilit, kur ishte fëmijë, disa “katundarë të pistë” i kishin mbajtur dorën në binarë derisa i ishte copëtuar nga treni, ndërsa ai ka qenë në kërkim të dorës së humbur për dyzeteshtatë vite me radhë.

E gjitha ndodh në një dhomë hoteli të huazuar nga Karmajkëlli, që ndërkohë shndërrohet edhe si burg i përkohshëm, për Merilinin dhe Tobin, dy shitës të vegjël droge, të cilët, kanë menduar se do të fitojnë një shumë të majme, duke i ofruar atij një dorë të vjedhur nga një muze lokal, si përgjigje për kërkimin e gjatë 47-vjeçar të tij, edhe pse dora e ofruar tani, dikur i përkiste ishte një njeriu me ngjyrë.

Krejtësisht, ide shumë e gabuar.

Pasi prezantohet me dorën, që qartazi nuk përputhet me të, si rrjedhojë kjo gjë intensifikon tendencat më të rrezikshme racore dhe tanimë të ditura të Karmajkëllit, në veçanti kundër Tobit, pasi ai i përket racës së zezë, pa marrë parasysh që kjo fyen rëndë Merilinin, sidomos përdorimi i vazhdueshëm i fjalës “zezak” nga Karmajkëlli.

I gjithë ky pozicionim racor i Karmajkëllit, duket ta ketë pikënisjen nga nëna e tij, e cila edhe pse dikur kishte bërë pak për ta ndaluar humbjen e dorës së tij, megjithatë nuk kishte hezituar që ta indoktrinojë atë me idetë raciste dhe ta mbajë atë gjithmonë në kontakt (telefonik), pa marrë parasysh se ku do ta çonte të birin, kërkimi i dorës.

 Mbrëmja e sotme, sjell në garë: “Rikthimi”, dramë nga Teodor Laço. 

Mos e humbisni!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit