MENU
klinika

Në pritje të bebit

Aktorja e njohur nënë për herë të dytë

01.04.2021 - 10:04

Aktorja e njohur amerikane, Kirsten Dunst dhe aktori Jesse Plemons janë në pritje të fëmijës  së dytë.

Këtë lajm ajo e bëri të ditur nëpërmjet një seti fotografik të realizuar për revistën ”W”.

Dunst në këto foto vuri në fokus barkun e rrumbullakosur me një fustan rrjetë të bardhë.

Ndërkohë dyshja akoma nuk ka zbuluar gjininë e bebes që është rrugës.

Kujtojmë se Kirsten dhe ylli i “Breaking Bad”, u fejuan në janar të vitit  2017. Çifti nisën njohjet e para që nga viti 2016 gjatë xhirimeve të “Fargo”.

Në maj të vitit 2019 ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Ennis.

Kujtojmë se aktorja konfirmoi lajmin e shtatëzanisë së parë duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur, për koleksionin Vjeshtë 2018, të shtëpisë së modës “Rodarte”.

Duke e çuar idenë e lajmërimit të shtatzënisë në një tjetër nivel, Dunst pozoi duke mbajtur barkun në dy foto mahnitëse, në koleksionin e fundit të “Rodarte”.

Aktorja ishte vetëm një nga personazhet publike, që iu bashkuan markës, në prezantimin e veshjeve. Duke pasur parasysh faktin, se Dunst ka qenë njëkohësisht një muzë dhe një mike me dizajnuesit Rodarte Laura dhe Kate Mulleavy për vite me radhë, e bën mënyrën sesi dha lajmin një zgjedhje ideale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U martuan në fshehtësi 3 ditë para dasmës?

Kryepeshkopi nxjerr blof Meghan-in dhe Harry-n