MENU
klinika

2 orë para mbylljes së procesit/ "Askush të mos qëndrojë në shtëpi!"

Basha: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar!

25.04.2021 - 16:17

Nga Durrësi, kreu i PD-së Lulzim Basha dha një tjetër mesazh për qytetarët që nuk kanë votuar ende që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit.

Basha u ka kërkuar qytetarëve të trokasin në dyert e atyre që ende nuk kanë votuar dhe ti çojini në kutitë e votimit, pasi askush nuk duhet të mbetet pa e ushtruar këtë të drejtë.

“Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe trokisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit”, tha Basha.

“Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!”, vijoi kryedemokrati.