MENU
klinika

E quajtën “lopë” për trupin e pamodifikuar

Bebe Rexha jep e zhgënjyer një mesazh në shqip

23.04.2021 - 12:27

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur të jetë sa më transparente me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto e video pa filtra.

Duke qenë se askush nuk është perfekt, ajo përpiqet të japë mesazhin më të mirë, që gjithkush ta pranojë veten ashtu siç është.

Disa ditë më parë, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’kanë qenë fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve.

Shumica e kanë quajtur “lopë” dhe këto komente vinin nga gjinia femërore.

E zhgënjyer nga ky reagim i vajzave shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë në InstaStory një mesazh ku i këshillon ato të mos shfaqin kaq shumë urrejtje dhe bullizim, por të mbështesin më shumë njëra-tjetrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Më pas, ajo ka shkruar në shqip:

“Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”.

Epo, ky ishte një mesazh tepër i qartë dhe i vlefshëm nga këngëtarja shqiptare, e cila ka prekur një temë delikate të vendit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ftuar në “The Jonathan Ross Show”

Bebe Rexha ‘kthen’ në shqip emisionin e famshëm

"Kujtoj sa e vlefshme është jeta"

Bebe Rexha aksidentohet me makinë