MENU
klinika

Celibashi: KQZ do të hapë kutitë e votimit nëse…

Çfarë do të ndodhë nëse rezultati nuk do të përputhet me atë që konfirmohet?

20.04.2021 - 10:46

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse një parti politike do të kërkojë hapjen e kutive të votimit, KQZ do t’i hapë dhe do të bëjë një vlerësim të fletëve të votimit.

Në një komunikim me gazetarët, Celibashi paralajmëroi se do të ketë sanksione të rëndë për përgjegjësit, nëse nxjerrin rezultate të kundërta nga ato që janë konfirmuar nga komisionerët.

“Me dispozitat e reja të kodit zgjedhor, tani është sanksionuar e drejta e cdo subjekti që qoftë edhe pa asnjë arsye të kërkoje hapjen e kutive të votimit dhe të bëhet këqyrja e fletëve të votimit për të parë nëse ato fletë që do të këqyren dhe votat që do dalin janë në përputhje me rezultatin që kanë konfirmuar komisionarët apo jo. Nëse do të rezultojë e kundërta ata që do të jenë përgjegjës kanë penalitete nga 1-7 vite burg.

Do ta theksoj këtë për ti hequr çdo kujt atë “interesin” apo dhe dëshirën që gjatë procesit të nxjerrjes së rezultatit të demonstrojnë në tabelën e rezultateve një rezultat të ndryshëm nga ai të cilin gjejnë në kutinë e votimit.

Pas procesit zgjedhor kushdo që do të kërkojë hapjen e kutive të votimit, KQZ do të hapë kutitë dhe do të bëjë një rivlerësim atyre fletëve të votimit.

Nëse dikush dje ka menduar se mjafton të nxjerrim rezultatin, kutitë do mbyllen dhe nuk do merret njeri me këtë punë. Jo do merremi me këtë punë”, tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do punoj me paanshmëri dhe transparencë"

Celibashi zyrtarisht Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

‘Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund’

Celibashi: Në 25 prill jam i gatshëm të përballoj çdo lloj presioni