MENU
klinika

3 muaj pas operacionit të vështirë

Dafina Zeqiri zbulon gjendjen e saj

28.04.2021 - 10:19

Në muajin shkurt, Dafina Zeqiri zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij. Ajo ndau me ndjekësit e saj video të ndryshme për të treguar se sa zgjati dhe si shkoi periudha e rikuperimit për të.

Këngëtarja tregoi se gjatë asaj kohe të vështirë pati pranë gjithë njerëzit e saj, sidomos të dashurin, Dj Geek, që i qëndroi tek koka duke u kujdesur vazhdimisht për të.

Fatmirësisht kjo periudhë delikate ka kaluar plotësisht për këngëtaren dhe ajo i është rikthyer aktivitetit të saj normal fizik. Dafina ka ndarë ditën e sotme në rrjete sociale një video duke u stërvitur sërish në palestër 3 muaj pas operacionit. Siç duket këtë rikthim ajo e ka shijuar shumë, ndaj e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“3 muaj pas operacionit! Le të qëndrojmë të shëndetshëm! Le të bëhemi fit! Tërhiq qëllimet e tua! Mund ta bësh nëse e do me të vërtetë”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

Operacioni i vështirë në këmbë nuk e ndali Dafinën që të realizonte një nga projektet e saj më të suksesshme në karrierë. Gjatë kohës që ishte duke u rikuperuar, këngëtarja xhiroi dhe publikoi këngën “Duro”, që përcolli një mesazh shumë të fortë tek të gjithë fansat e këngëtares.

Ky projekt madje arriti të parandalonte shumë vetëvrasje, ndaj Dafina ka marrë falenderime të shumta për publikimin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN