MENU
klinika

Në pranga inxhinieri

E zë masivi i gurëve, vdes punëtori 45-vjeçar në Skrapar!

03.04.2021 - 10:12

Një 45-vjeçar, banues në Tiranë ka humbur jetën dje në Skrapar gjatë punës, pasi u zu nga një masiv gurësh, ndërsa nxirte mermer nga shkëmbi. Policia bën me dije se në pranga ka rënë inxhinieri, një 59-vjeçar me inicialet J.K.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë’”, njofton policia.