MENU
klinika

Jo vetëm vajzat

Edhe djemtë bëjnë ndryshime në pamje kur ndahen

29.04.2021 - 09:50

E keni parasysh atë “rregullin” e famshëm të vajzave, që kur ndahen presin flokët apo ndryshojnë ngjyrën e tyre? Epo kjo nuk vlen vetëm për to, sepse Alex Rodriguez sapo e vërtetoi që djemtë bëjnë të njëjtën gjë.

Lojtari i bejsbollit ka publikuar sot një foto ku tregon ndryshimin që ka pësuar muajt e fundit, pikërisht gjatë kohës kur marrëdhënia e tij me Jennifer Lopezin ishte në krizë. Alex duket në formë më të mirë fizike dhe shkruan se ka qenë i vendosur t’i përkushtohej palestrës këtë vit, duke lënë edhe ushqimet që i ka patur dobësi.

Alex dhe J.Lo konfirmuan ndarjen e tyre pak javë më parë duke deklaruar se do të mbesin miq, pavarësisht krisjes së marrëdhënies së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN