MENU
klinika

Volejboll Meshkuj e Femra

Ekipet e Partizanit, një fitore larg titujve

11.04.2021 - 20:42

Pasi fituan Kupën e Shqipërisë për meshkuj e femra, ekipet e Partizanit janë shumë afër ta bëjnë këtë edhe në kampionat. Meshkuj e kuq fituan mbrëmjen e sotme 3-0 ndaj Erzenit në Durrës, në finalen e dytë të play off-it në volejboll.

Të besuarit e trajnerit Ylli Tomorri tashmë janë një fitore larg titullit (udhëheqin 2-0 me ndeshje), sukses që mund të vijë në finalen e tretë play off, që luhet pas dy ditësh në kryeqytet.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, me një epërsi të lehtë të ekipit të Partizanit, që i fitoi setet me shifrat 25-20, 25-21, 25-20. Erzeni rivalizonte deri diku, por më pas nuk ishte në gjendje të mbante ritmin e diktuar nga kryeqytetasit, që shkëputeshin e fitonin pa shumë mund.

Te femrat, Partizani mposhti 3-0 Tiranën në finalen e dytë play off në volejboll për femra, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Edhe këtu Partizani është vetëm një fitore larg titullit kampion, titull që mund të vijë pas 24 orësh, në përballjen e tretë mes këtyre dy ekipeve. Siç dihet, kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin