MENU
klinika

Serie A, Java 32

Inter ndalet edhe nga Spezia, përmbys Juventus

21.04.2021 - 21:46

Pas barazimit në Napoli, Inter është ndalur përsëri. Kësaj herë në fushën e Spezia-s dhe sërish 1-1. Gjithsesi, një ndalesë pa zarar për zikaltrit që janë 10 pikë para vendit të dytë. Juventus përmbys Parmën 3-1 dhe tashmë i afrohet me 1 pikë Milanit të vendit të dytë.

Inter pësoi gol shumë shpejt. Në minutën e 12-të Farias ndëshkoi miqtë nga Milano. Perisic në 39’ barazon shifrat, duke qetësuar Conten dhe të tijtë. Gjithsesi, ndeshja nuk pati më gola.

Ndërsa Juventus është befasuar nga goditje dënimi perfekte e Brugman në minutën e 25-të. Futbollisti i Parma-s e fut topin në mes të kokave të murit dhe topi përfundon në cepin e portës. Buffon thjesht e shikon.

Në fundin e pjesës së parë, Alex Sandro gjen golin e barazimit. Braziliani bëhet sërish protagonist menjëherë sa fillon pjesa e dytë, duke përmbysur shifrat në 2-1. De Ligt në 68’ con shifrat në 3-1, që mbetet në fuqi deri në fund. Ronaldo nervoz, merr karton të verdhë pasi kishte përfunduar takimi.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Bologna-Torino 1-1, Crotone-Sampdoria 0-1, Genoa-Benevento 2-2 dhe Udinese-Cagliari 0-1. Fitore shprese për Cagliarin në një transfertë të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN