MENU
klinika

Serie A, Java 32

Milan përmbyset në shtëpi, rrezikon vendin e dytë

21.04.2021 - 19:25

Pas dy fitoreve radhazi, Milan është rikthyer te humbja. Kuqezinjtë u përmbysën 1-2 në shtëpi nga Sassuolo. Një rezultat që djeg për të besuarit e Piolit, që tashmë rrezikojnë të humbasin edhe vendin e dytë.

Hakan Calhanoglu ka zhbllokuar sfidën me një goditje mjeshtërore në hyrje të zonës së rreptësisë. Në minutën e 30-të të ndeshjes, kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh 1-0, me lojarin turk që realizoi në perfeksion. Kaq u mbyll pjesa e parë.

Në mungesë edhe të Ibrahimovic, Pioli hedh në fushë Mandzukic (në vend të Rebic në 73’). Shtatlarti kroat kishte luajtur vetëm 1 ndeshje këtë sezon. Por vetëm pak minuta më pas, Sassuolo, në një aksion pa shumë pretendime shënon me Raspadorin.

Në 83’ mbrojtja e Milanit cahet sërish në qendër të zonës dhe Raspadori shënon sërish, duke përmbysur shifrat në 1-2. Vetëm një minutë më pas miqtë për pak sa nuk shënojnë të tretin. Milan u përpoq në fund të shmangte humbjen, por nuk ia doli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN