MENU
klinika

Trajneri i Bayern Munchen

Komplikohet situata e Flick, mund të kalojë në Serie A

21.04.2021 - 14:50

Nuk do të jetë aq i lehtë largimi i Hansi Flick nga Bayern Munchen. Federata Gjermane e Futbollit, në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, nuk ka ndërmend të paguajë ndonjë dëmshpërblim për klubin ku Flick është nën kontratë, pra Bayern.

Kështu që do të jetë klubi bavarez dhe vetë Flick ata që do të duhet të gjejnë një marrëveshje për të prishur akordin dhe për t’u liruar nga njëri-tjetri. Për të është përfolur shpeshherë se do të marrë drejtimin e kombëtares për të pasuar në këtë rol Joachim Low.

Mirëpo, së fundmi ka pasur një surprizë. Flick në sezonin tjetër mund të përfundojë te Juventus. Siç dihet, tekniku Andrea Pirlo nuk ka përmbushur pritshmëritë në vitin e tij të parë te bardhezinjtë, të cilët kanë dalë nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-tave, ndërsa nga ana tjetër edhe në kampionat kanë thuajse zero shpresa për të ruajtur titullin.

Ndaj me shumë mundësi, Pirlo do të zëvendësohet dhe bardhezinjtë mesa duket kanë preference për Flick. Ky i fundit pak ditë më parë ka konfirmuar se i ka mbërritur një ofertë, teksa tashmë mbetet për t’u kuptuar nëse e ka pasur fjalë për atë te Juventus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN