MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Leipzig bie në Koln, dorëzohet për titull

20.04.2021 - 19:29

Pas barazimit ndaj Hoffenheim, Leipzig sërish nuk ka mundur të fitojë. Madje kësaj here është mposhtur, 2-1 në fushën e Koln. Një rezultat që bën “demat” të dorëzohen në luftën për titull kur mbeten edhe 4 java nga fundi i Bundesliga-s.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Me të nisur e dyta, vendasit kalojnë në avantazh me anë të Hector. Miqtë vendosin ekuilibrat në 59’ me Haidara. Por vetëm një më pas Hector shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Koln.

Leipzig mbetet në vendin e dytë, 7 pikë larg Bayern, por kjo diferencë mund të rritet, pasi bavarezët zbresin tani në fushë ndaj Bayer Leverkusen në “Allianz Arena”. Për Koln ishte një fitore shprese për të mbijetesuar.