MENU
klinika

Pas largimit të Flick

Dy kandidatë të rinj për të drejtuar Bayern

19.04.2021 - 16:45

Pas fitores së fundit në kampionat, trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick deklaroi se i ka kërkuar klubit ndërprerjen e kontratës. Tekniku e ka mbyllur ciklin me sukses, pavarësisht se këtë sezon është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Drejtuesit bavarezë kanë nisur nga puna për të menduar zëvendësuesin e Flick. Ndër favoritët më të mëdhenj është Eric Ten Hag i Ajax. Ky i fundit ka treguar të dhëna shumë të mira me Ajax, madje duke i çuar holandezët në gjysmëfinale të Champions League para dy sezoneve.

Ndërkaq, në listën e favoritëve nuk mungon edhe një ish-futbollist i Bayern, Mark Van Bommel. Ish-mesfushori ka provuar një eksperiencë si trajner te PSV në sezonin 2018-2019, ndërsa tashmë mund të jetë gati për hapin e madh.