MENU
klinika

Trajneri i Bayern Munchen

Merr udhë “divorci”, Flick kërkon ndërprerjen e kontratës

17.04.2021 - 18:10

Ajo që është përfolur kohët e fundit, po bëhet realitet. Trajneri I Bayern Munchen, Hansi Flick ka kërkuar shkëputjen e kontratës dhe këtë e ka bërë të ditur sot.

‘’Unë dua të ndërpres kontratën time, ia komunikova klubit sot. Ishte e rëndësishme për mua që ata ta mësonin këtë gjë’’, – ishin këto fjalët e trajnerit gjerman pas ndeshjes së sotme ku skuadra e Bayern triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Wolfsburg.

Eliminimi nga Champions, përplasjet me drejtorin sportiv Salihamidzic, si dhe joshja për të drejtuar kombëtaren gjermane janë arsyet që trajneri gjerman ka shkuar drejt këtij vendimi.

Flick është përfolur gjithashtu se do të jetë zëvendësuesi i Joachim Loë në kombëtaren gjermane, ndërkohë që emri më i përfolur për zëvendësuesin e 56-vjeçarit te Bayern është ai i Massimiliano Allegrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN