MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Bayern “hipotekon” titullin e nëntë radhazi

20.04.2021 - 21:31

Bayern Munchen nuk gabon në fushën e vet ndaj Bayer Leverkusen, duke fituar 2-0, edhe pse munguan sërish yjet e ekipit. Me këtë sukses, diferenca në krye e Bayern ndaj vendit të dytë shkon në +10 pikë dhe mbeten edhe 4 javë.

Kjo bën që Bayern të fusë në kasafortë titullin e radhës, e nëntë radhazi. Kampionëve gjermanë u mjafton vetëm 1 barazim për t’u shpallur kampion në fundjavë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë shënuar dy gola të shpejtë në minutat e para të ndeshjes. Choupo-Moting ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e shtatë dhe Kimmich ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 14-ën.

Eintracht Frankfurt fitoi 2-0 ndaj Augsburg, duke marrë vendin e tretë. Një hap shumë i mirë, cka do të thotë pjesëmarrje në Champions League. Frankfurt për këtë sezon ishte surprizë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN