MENU
klinika

Serie A, Java 30

Juve bën detyrën, bind Napoli, Lazio fiton në 92’

11.04.2021 - 15:59

Fitojnë të tre skuadrat që janë në luftë për zonën Champions. Juventus bëri detyrën në shtëpi 3-1 ndaj Genoa-s, Napoli fitoi 2-0 në transfertë ndaj Sampdoria-s, ndërsa Lazio fitoi në limite 1-0 në Verona.

Juventus ka kaluar në avantazh në minutën e 4’. Cuadrado ishte ai që gatoi golin, me driblimin e bukur ndaj mbrojtësit kundërshtar dhe pasimin te Kulusevski, i cili me një goditje me të majtën çoi topin në trekëndësh.

Në minutën e 22’ Juventus ka shënuar edhe golin e dytë. Chiesa ishte fantastik në depërtimin e tij, por u ndal nga një super Perin. Gjithsesi, Ronaldo kishte shansin me portën bosh, por në mënyrë të pabesueshme e çoi topin në shtyllë. Sidoqoftë, ishte Morata që përfitoi dhe shënoi pas goditjes së shtyllës, duke çuar shifrat në 2-0.

Scammaça ka hapur sfidën në fillimin e pjesës së dytë për miqtë. Sulmuesi i talentuar i kuqebluve ka kërcyer me kokë brenda zonës së rreptësisë së Juventusit dhe e dërgoi topin në rrjetë gjatë një goditje nga këndi. Genoa iu afrua golit edhe dy herë me Pjaca dhe Scammaça sërish. Por vendasit janë ata që shënojnë me anë të McKennie në 70’ dhe 3-1, duke e mbrojtur suksesin deri në fund.

Në ndeshjen tjetër Sampdoria-Napoli, ekipi mik mori avantazhin në minutën e 35’. Fabian Ruiz ka qenë autor i golit të 0-1, me spanjollin që finalizoi një aksion magjik. Pasime të shpejta mes Zielinski, Osimhen, Insigne dhe Ruiz, me këtë të fundit që mposhti portierin Audero.

Lehtësimi i Napolit erdhi 3 minuta para fundit kur Osimhen shënon golin e dytë dhe të sigurisë. Napoli ngjitet në vendin e katërt përkohësisht dhe nuk heq dorë nga pjesëmarrja në Champions.

Lazio ia del në limite, duke fituar 0-1 në Verona. Golin e fitores e shënoi Milinkovic-Savic në 92’. Një sukses që mban gjallë ëndrrën për Champions për ekipin lacial.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin