MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhembje të tmerrshme në thembra…

23.04.2021 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dhembje të tmerrshme në thembra. Mezi eci. Çfarë më sygjeroni?

Mjeku: Bëjini masazh shputës: shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës tuaj është shputa e këmbës, ky problem godet 2 milionë njerëz çdo vit. “Pjesa e shputës është një grup indesh që lidhin gishtërinjtë me thembrën”, thotë Irene Loi, pedikyriste në “Langone Medical Center” në Nju Jork. Kur çoheni në mëngjes masazhoni për disa minuta shputën, përsëriteni çdo ditë këtë veprim.

Gjatë rrjedhës së jetës, këmbët tona ecin më shumë se 100.000 milje. Eliminoni takat e larta apo dhe zgjidhni një palë këpucë mbështetëse. Provoni të ecni në një sipërfaqe të butë, të tillë si bari apo një udhë në vend të trotuarit dhe shmangni aktivitetet , si duke kërcyer.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.