MENU
klinika

Nuk mungojnë fotot romantike!

Kate dhe William festojnë sot përvjetorin e martesës

29.04.2021 - 09:41

Çifti mbretëror, Kate Middleton dhe Princi William festojnë ditën e sotme 10 –vjetorin e martesës, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-ës.

Këtë lajm ata e kanë bërë të ditur nëpërmjet disa fotove të ndara në rrjetin e tyre zyrtar në “Tëitter”, ku duken të dy veshur në bliu.

Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona. Në foton e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin teksa qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vite”, është shkruar krahas këtyre imazheve.

Kujtojmë se para se princi George të bëhej gati për të nisur klasën e parë, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë jetuar në shtëpinë e tyre në fshat, 2 milje larg rezidencës së Mbretëreshës.

Ndërtesa e quajtur ‘hall’ daton që në shekullin e tetëmbëdhjetë. Dikur, kjo vilë përdorej nga Duka dhe Dukesha e Kent-it, e ndërsa më vonë nga shoku i ngushtë i princit Charles.

Kjo shtëpi ishte dhurata e dasmës për William dhe Kate nga Mbretëresha. Doni të dini sa kushton e gjitha? 30 milion £.

Kësaj ndërtese i është bërë një restaurim i brendshëm që ka kushtuar 1.5 milion £, ndërsa pyjet rreth e rrotull janë një domosdoshmëri për ta bërë ambientin e familjes sa më privat.

Ky është maksimumi që mund të shohim nga super vila e çiftit mbretëror, pasi sigurisht që paparacët s’lejohen më pranë se kaq.

Me rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar, Princ Harry takoi nga afër edhe vëllain e tij Princin William e Dukeshën Kate Middleton. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka qenë në buzë të greminës, Harry dhe Ëilliam u shfaqën në ceremoninë mortore të gjyshit të tyre, princit Phlip, duke komunikuar me njëri-tjetrin. Pas funeralit ata bënë një shëtitje bashkë dhe shkëmbyen disa fjalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN