MENU
klinika

“Po punove fort ia del”

Kryeministri Rama reagon pas numërimit të shumicës së votave: Nuk ka rrugë…

27.04.2021 - 06:52

Ndërkohë që rezultatet e deritanishme flasin për një fitore të Partisë Socialiste, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur ditën me një shprehje të Michael Jordan.

“MIRËMËNGJES! Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Me rezultatet e deritanishme, Partia Socialsite e drejtuar nga Edi Rama siguron 72 mandate, e ndjekur nga PD me 59. LSI 6 dhe PSD 3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN