Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se do të përgjigjen ndaj çdo hapi “jomiqësor” të SHBA-së.
Pas një takimi në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sulltan, ministri Lavrov zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kazak, Mukhtar Tleuberdi.
Lidhur me pretendimet se administrata e SHBA-së do të zbatojë sanksione të reja kundrejt Rusisë, Lavrov tha se “Do të përgjigjemi ndaj çdo hapi jomiqësor të SHBA-së”.
“Madje edhe Këshilli Atlantik kritikon vijën pa rezultat, të pa krye dhe të marrë të SHBA-së e cila nuk jep rezultat kundrejt Rusisë”, tha Lavrov i cili tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja zbaton vazhdimisht sanksione ndaj vendit të tij.
“Këto veprime të SHBA-së, nevojiten që ne ti besojmë vetes. Sepse as SHBA-ja dhe as aleatët e saj nuk janë partnerë të besueshëm. Në fushat me rëndësi jetësore për shtetin, nuk mund të jemi të sigurt për gjendjen e tyre shpirtërore dhe se me cilën këmbë janë zgjuar në mëngjes”, deklaroi ndër të tjera Lavorv.
“Nuk kemi marrë ndonjë shënim nga SHBA-ja se është tërhequr nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur”
Pasi rikujtoi që SHBA-ja është tërhequr nga Marrëveshja e Qiejve të Hapur, Lavrov tha se nga SHBA-ja nuk kanë marrë ndonjë shënim lidhur me këtë çështje.
“Evropianët, në mungesë të SHBA-së nuk sigurojnë se do t’i ruajnë vetë informacionet që marrin gjatë fluturimeve mbi Rusinë”, theksoi Lavrov i cili rikujtoi se Rusia ka filluar procesin për tërheqjen nga marrëveshja në fjalë.
Më tej Lavrov bëri të ditur se është ende e paqartë nëse do të kthehet apo jo SHBA-ja në këtë marrëveshje. Ai vlerësoi se “Shpresoj që kjo çështje të qartësohet sa më shpejt. Ne e kemi filluar procesin. Nuk kemi ndërmend që të presim pafundësisht”.
Lavrov përmendi edhe bashkëpunimin në Bazën Hapësinore Baikonur dhe njoftoi se me Kazakistanin kanë iniciativa të përbashkëta për përdorimin nga vendet e treta me qëllime tregtare të bazës hapësinore.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, theksoi se marrëdhëniet e tyre me Rusinë janë “strategjike” dhe se ata i kushtojnë vëmendje kësaj.