MENU
klinika

Po si ishte aq në formë atëherë?

Marilyn Monroe nuk bënte ushtrime

27.04.2021 - 09:52

Marilyn Monroe ishte diva që i bënte meshkujt të çmendeshin e vajzat të xhelozonin, për fizikun e  saj dhe pamjen seksi. Ajo ishte padyshim influencuese e madhe e kohës kur jetoi, por impaktin nuk e ka humbur as sot.

Të dhënat e mëposhtme do ju tregojnë me detaje si kujdesej për trupin e saj Marilyn, rrëfyer nga vetë ajo në një intervistë të publikuar më shtator 1952 në revistën ‘Pageant’.

Dieta e Marilyn ishte e pasur në proteina dhe jo aq e balancuar. “Sapo zgjohem ngroh qumësht dhe pasi ngrohet i hedh brenda dy vezë. I rrah bashkë dhe e pi përbërjen siç është teksa vishem”, tregonte ajo asokohe. Kësaj përbërje ajo i shtonte më pas edhe një kokërr, përbërja e së cilës është e panjohur.

Një nga gabimet që Marilyn bënte ishte shmangia e drekës. Nga mëngjesi ajo kalonte menjëherë tek darka që ishte sërish me bazë proteinat. “Çdo natë ndaloj tek marketi pranë hotelit dhe marr bërxolla qengji ose ca mëlçi, të cilat i gatuaj në furrë elektrike. E shoqëroj mishin me katër ose 5 karrota të ziera, se është e vetmja perime që nuk më mërzitet. Mbase jam pjesërisht lepur”, ka thënë në vazhdim Monroe.

Ajo ka pranuar edhe se ka mëkatuar herë pas here me çokollata apo akullore që i hante mbrëmjeve pas mësimeve të aktrimit.

Marilyn nuk ishte aspak e dhënë pas sporteve, por nisi të bënte pak ushtrime në mëngjes me pesha të vogla siç vetë ka treguar dhe fokusi i aty 10 minutave ushtrime ishte gjoksi. Pasi kryente proceset e para të zgjimit, ajo shtrihej me kurriz, merrte pesha 2.5 kg dhe i ngrinte me duart nga anash lart mbi kokën e saj. Këtë lëvizje e përsëriste 15 herë. Më pas, me krahët e pozicionuar në një hark 45 gradë nga toka, i lëvizte peshat me duar në formë rrethi derisa ndihej e lodhur.

Marilyn ishte ekstremisht përtace dhe gjumi për të kishte rëndësi maksimale, më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj ka rrëfyer se mundohej të flinte sa më shumë dhe të dielën e shijonte më së shumti në krevat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN