MENU
klinika

Festa e Pashkëve

Mbretëresha Elizabeth bën shëtitjen tradicionale me familjen

04.04.2021 - 10:22

Këtë javë Pashkësh, mbretëresha Elizabeth ka rinisur impenjimet e saj publike pas periudhës së karantinës. Ajo është fotografuar me princin Charles në shëtitjen e Pashëkve duke buzëqeshur dhe të dy janë pa maskë.

Ata janë fotografuar në kopshtet e Fragmore House, në kështjellën Windsor dhe fotot janë publikuar në llogaritë sociale të Buckingham Palace dhe Clarence House. Ajo është fotografuar duke buzëqeshur, gjest i interpretuar në shumë media si përgjigje ndaj intervistës së Harry dhe Meghan, por sigurisht edhe për rikthimin e normalitetti në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëresha, e cila më 21 prill do të festojë ditlëindjen e 95-të, do të qëndrojë për Pashkë në kështjellën Windsor, por shpreson që së shpejti të rikthehet në Buckingham Palace.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN