MENU
klinika

Analiza

Më në fund, Merkel ka një kundërshtar të denjë!

06.04.2021 - 07:00

Pas gati 16 vitesh kaluar në skenën politike, duke zgjidhur krizat financiare dhe politike me dorën e saj të majtë ndërsa qeveriste vendin më të madh të Evropës me të djathtën e saj, fizikantja o mposhtet një virus të padukshëm.

Kur ajo nuk bën pazar për vaksinat me 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së, Merkel duhet të luftojë me përparësitë politike dhe egot e 16 udhëheqësve shtetërorë të Gjermanisë.

Ata kanë kompetencën  për përparësitë pandemike si shëndetësia dhe arsimi.

Duke pasur parasysh këtë, Merkel ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke përdorur gravitacionet e saj politike për bisedimet.

Por ajo ka pak kontroll direkt mbi strategjinë e vaksinimit kaotik të Gjermanisë.

Edhe pa mungesa në vaksina, secili shtet federal ka këmbëngulur në strategjinë e tij të përhapjes, duke krijuar 16 mënyra të mundshme për ta gabuar.

Gjërat nuk janë më pak kaotike në Bashkimin Demokristian të Merkelit (CDU).

Shumë anëtarë të partisë parlamentare të qendrës së djathtë menduan se një pandemi globale, ishte koha e duhur për të monetarizuar lidhjet e tyre politike.

Krerët e partisë vepruan shpejt për t’i shkarkuar ata, dhe prokurorët po hetojnë, por kjo i ka hutuar votuesit.

Udhëheqësi i ri i CDU-së Armin Laschet po kalon pushimin e Pashkëve duke reflektuar mbi mundësitë e tij politike.

30 September 2020, Berlin: Chancellor Angela Merkel (CDU) talks to CDU Chairwoman and Federal Minister of Defence Annegret Kramp-Karrenbauer (l) during the general debate on the federal budget in the Bundestag. Photo: Kay Nietfeld/dpa (Photo by Kay Nietfeld/picture alliance via Getty Images)

Kur u zgjodh në janar, ai mendoi se kishte hedhur hapin e parë drejt udhëheqjes së partisë së tij dhe aleatëve të tyre bavarezë, CSU, në ditën e zgjedhjeve më 26 shtator.

Por ndodhitë  e fundit e kanë goditur fort besueshmërinë e tij dhe partinë e tij edhe më shumë.

CDU ka rënë gjashtë pikë në një muaj në vetëm 27 përqind në një sondazh të televizionit publik.

Spekulimet po rriten që,Laschet do të tërhiqet.

Por ka pak vend për “gëzim” midis fqinjëve të Gjermanisë: luftrat e këtij vendi dhe partisë së tij më të madhe, për t’u përshtatur me epokën pas Merkel do të vijnë së shpejti në Bashkimin Evropian të goditur nga pandemia.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

A është ai i përshtatshëm për atë karrige?

“Pasardhësi i Merkelit” e bëri një gabim që tani!