MENU
klinika

Moto GP

Mjekët japin “OK”, Marquez zyrtarisht në pistë

12.04.2021 - 11:53

8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, spanjolli Marc Marquez merr miratimin e shumëpritur nga mjekët. Këtë fundjavë, piloti i Hondas zyrtare do të jetë në pistën e Portimaos, për të qenë në startin e garës së Çmimit të Madh të Portugalisë në Moto GP.

Vizita e fundit mjekësore evidentoi një gjendje klinike të mirë të pilotit pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale. Progresi i kryer dhe konsolidimi i kockës është optimal. Në këtë situatë, Marquez do të rikthehet të garojë”, – thuhet në deklaratën e Hondas.

Marquez u operua për të tretën herë brenda 6 muajsh në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk garon që prej korrikut 2020, teksa u rrëzua që në garën e parë dhe dëmtoi shpatullën.

9 muaj të vështirë, por tani ai mund të shijojë sërish kënaqësinë e pilotimit. Marquez humbi dy garat e para në Losail të Katarit dhe nuk ka asnjë pikë, teksa kryeson Zarco me 40 pikë dhe ndjekin Quartararo dhe Vinales me nga 36 pikë. Gara e Portugalisë do të zhvillohet më 18 prill.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin