MENU
klinika

"Murgu i çmendur"

Një “shenjtor” që gati falimentoi një perandori

19.04.2021 - 15:51

         Princi Feliks Jusupov hyri në histori si njeriu që vrau “murgun e carit”, Grigori Rasputinin, por Hollivudi vijon ta kujtojë për një tjetër arsye – për gati falimentimin e një studioje të madhe!/Konica.al

Në shoqërinë e Shën Petërburgut, Feliks Jusupovi njihej si një figurë jashtëzakonisht ekstravagante, i prirur për çmenduri dhe orvatje të çuditshme tregtare. Njerëzve u pëlqejnë të bëjnë filma të tillë – dhe pikërisht kjo ndodhi. Në një moment, “Metro-Goldwyn-Mayer” (MGM) nxori filmin hit, që u shoqërua me nominim për “Oscar” për skenarin më të mirë dhe u vlerësua nga kritikët. Sidoqoftë, nuk i pëlqeu Jusupovit dhe gruas së tij – dhe emigrantët rusë u shndërruan në makth për industrinë e filmit amerikan.

Trashëgimtar i një pasurie të madhe dhe huligan

Jusupovët ishin ndër familjet më të pasura në Perandorinë Ruse, që zotëronin rezidenca, pallate, toka, fabrika dhe koleksione bizhuterish elegante. Për shekuj me radhë, klani i tyre nxori komandantë ushtarakë, besnikë të betuar, guvernatorë, ministra dhe koleksionistë arti. Pra, një emër me reputacion, që Feliksi filloi ta çonte drejt “lartësish” të reja në fillim të shekullit të 20-të, gati duke e zhbërë trashëgiminë. Pas vdekjes së vëllait, Nikolai, vrarë gjatë një dueli, Feliksi u bë trashëgimtari i vetëm i trashëgimisë kolosale, teksa vazhdonte të ishte burimi i skandaleve familjare dhe thashethemeve publike, aq sa të afërmit pretendonin se ai ishte “turpi” i emrit të familjes.

Për shembull, kur ishte 17-vjeç, u vesh si grua, bëri grim dhe performoi në një kabare luksoze të Petërburgut, vetëm se ashtu i pëlqente. Pas shtatë shfaqjeve të tilla, së fundmi e njohu dikush nga audienca, pasi e njihte personalisht, duke dalluar diamantët e familjes. Më pas, në vitin 1909, vijoi studimet në “Oksford” dhe, gjatë viteve që jetoi në Angli, u bë i njohur si adhurues i Djallit, beqari u bë model i tapeteve të zeza dhe mezi shpëtoi si i dyshuari kryesor për rrëmbimin e Princit Kristofor të Greqisë […]. Pati edhe festa të çmendura, të padëgjuara asokohe në shoqërinë angleze. Si u kthye në Rusi, Feliksi filloi të kuptojë përgjegjësinë që i rëndonte mbi supet si trashëgimtari i vetëm i emrit Jusupov. Kështu, filloi të mendonte si politikan. Në moshën 29-vjeçare, kjo e çoi drejt konspirimit për vrasjen e murgut të preferuar të carit: Grigori Rasputin, plan i cili u realizua në vitin 1916. Feliksi e qëlloi vetë “shenjtorin” në gjoks, pas orvatjes së dështuar të helmimit me cianur. “Isha plotësisht i bindur, se ai fshihte në vetvete një të keqe të madhe dhe arsyen kryesore pas fatkeqësive të Rusisë: me largimin e Rasputinit, do të largohej edhe fuqia satanike që mbante nën kthetra Carin dhe Perandorinë”, – shkruante Jusupov në kujtimet e tij. Gjithsesi, doli se gabohej. Me vdekjen e Rasputinit autokracia nuk u ringjall dhe, pas Revolucionit të Tetorit, Jusupov iku, së pari, në Angli, më pas, në Francë./Konica.al

Rastësi fatlume

Princi rus u largua me vrasje. Dy vjet para se të kryente krimin, u martua me mbesën e Nikolas II, Princeshën Irina Romanova. Edhe pse ishin tejet të xhindosur për vrasjen e mistikut të preferuar, familja mbretërore e kishte të vështirë të shqiptonte një dënim kapital për një të tyrin. Përveç kësaj, kishte shumë që e mbështetën veprimin e Jusupovit, duke gjykuar se ishte në interesin më të mirë të vendit. Me stolitë e familjes dhe dy piktura të Rembrandtit, Feliksi dhe Irina u larguan nga Rusia, por, përkundër pasurisë modeste, ata qenë në gjendje të ruajnë stilin e jetesës bohem, madje mbështetën financiarisht emigrantë të tjerë rusë me punë bamirësie, me të cilën u angazhuan gjatë qëndrimit në Londër. Në Francë, gjërat morën të tatëpjetën për Jusupovët, në vitet 1930. Asokohe, rusët kishin gjithnjë e më pak simpatizantë në botë dhe paratë po fironon nga dita në ditë. Lanë peng bizhuteritë, kurse pikturat e Rembrandtit iu shitën koleksionisti amerikan Joe Videner. Jusupovët arritën të hapnin shtëpinë e modës “IRFE” dhe të nxirrnin një linjë parfumesh, po ashtu provuan edhe fuqinë në biznesin e restorantit, mirëpo ishte larg shumë rehatisë financiare që ata gëzonin më parë.

Kishte ditë kur Feliks Jusupovi nuk ishte në gjendje të paguante një vakt të bollshëm, që ishte forcë zakoni… Nuk kaloi shumë dhe më në fund, fati i buzëqeshi familjes: Në 1932, studioja e hollivudit “MGM” nxorën filimin “Rasputini dhe perandoresha” me John Barrymore, mirëpo Jusupovët e konsideruan ofendues filmin dhe paditën studiot, në Londër.

Precedent i rrezikshëm

Pretendimi i tyre vërtitej rreth përhapjes së informacionit të rremë, fyerjes dhe shpifjes. Filmi tregonte historinë e ngritjes dhe vdekjes së Rasputinit dhe marrëdhënien e tij me familjen mbretërore dhe pasardhësit. Vdekja e Rasputinit u vu në skenë nga Pavel Chegodaev, pamja e të cilit, dukej se ishte kopje e Jusupovit. Sidoqoftë, Jusupovët nuk e pranonin kurrsesi: nuk është si identiteti i vërtetë i vrasësit të Rasputinit, ishte një sekret i ruajtur mirë (madje, Feliksi shkroi një libër: “Fundi i Rasputinit”).

Sipas filmit, e fejuara e princit, Natasha, u përdhunua nga Rasputini, duke u bërë më pas konkubina e tij. Jusupov e konsideroi këtë fakt, si ofendim ndaj të shoqes, Irina – krahasimet ishin dukshëm të qarta. Madje, boceti i parë i filmit mbante emrat origjinalë!

Pasi e çoi në gjyq, “MGM”-së iu desh të kërkonte falje dhe ta drejtonte publikisht situatën, duke thënë se princesha Natasha ishte një personazh i trilluar, që nuk kishte asnjë lidhje me princeshën e vërtetë, Irina Jusupova. Mirëpo, dëmi ishte bërë dhe juria doli në anën e Jusupovëve, duke e deklaruar fajtor studion dhe e detyroi t’i paguante familjes, shumën prej 25 000 paund. Për më tepër, studioja duhej të paguante edhe 75 000 paund për të drejtën e shfaqjes së fotografisë, megjithëse tashmë duhej të priste 10 minuta xhirim, që konsideroheshin fyese për imazhin e princeshës, duke e çuar shumën totale në 100 000 paund, ekuivalente me rreth 3 milionë dollarë sot, çka siguroi një jetë shumë të rehatshme për Jusupovët!

Ishin pikërisht këto procedura, që vunë themelet për praktikën që shohim aktualisht, ku, në fillim të çdo filmi, shohim fjalinë mohuese se: “Personazhet, të gjallë ose të vdekur, janë krejtësisht të trilluar…”.

Më vonë, jo shumë kohë para se të vdiste, Jusupovi u përpoq të luante sërish të njëjtën letër, duke hedhur në gjyq kompaninë e transmetimit “CBS” – përsëri për shpifje, në shumën prej 1,5 milionë dollarë, për filmin horror: “Rasputini murgu i çmendur”. Mirëpo, këtë herë i shkoi huq./Konica.al