MENU
klinika

Europa League

Nuk ka surpriza, kualifikohen ekipet pretendente

15.04.2021 - 21:59

Nuk ka asnjë surprizë në ndeshjet e kthimit cerekfinale të Europa League. Manchester United, Roma, Arsenal dhe Villarreal janë katër skuadrat gjysmëfinaliste, teksa kemi dy cifte: Roma-United dhe Arsenal-Villarreal.

United, pasi kishte fituar 2-0 në Spanjë ndaj Granadas, përsëriti të njëjtën gje edhe në kthim në Anlgi, duke fituar 2-0. Roma barazoi 1-1 ndaj Ajax, por kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Holandë.

Ndërsa Arsenal, që kishte barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Slavia Parague, fitoi 4-0 në kthim, duke treguar forcën dhe supremacinë angleze përballë një ekipi modest në këtë fazë.

Villarreal, që kishte fituar 0-1 në Zagreb ndaj Dinamos, fitoi edhe në kthim 2-1, duke mos e diskutuar kualifikimin.