MENU
klinika

“Nuk e vras mendjen!”

Pas Madonnës edhe vajza e saj pozon me sqetulla të padepiluara

13.04.2021 - 09:36

Nuk ka pikë dyshimi se Madonna di si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj! Së fundmi këngëtarja 62-vjeçare publikoi në Instagram foton e veçantë me të bijën, ku vërehet sqaetulla e padepiluar e Lourdes.

Ky postim nxiti shumë reagime dhe të shumtë ishin ata ndjekës që e kritikuan duke thënë se diçka e tillë nuk është higjenike dhe nga ana tjetër shumë i dolën në mbrojtje 24-vjeçares.

“Është art të mos depilohesh”, shkruan një ndjekëse.

Daljet publike të Lourdes në mbrojtje të kauzës për barazi gjinore dhe liri kanë shkaktuar gjithmonë polemika.

Kujtojmë se po ashtu edhe Madonna ka ndarë në vitin 2014-të një foto me sqetulla të padepiluara, krahas së cilës shkruante:

“Long hair…Don’t care”, “Nuk e vras mendjen për qimet”.

Së fundmi, Madona ndau në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihej e veshur me një palë reçipeta të zeza dhe një kapele të së njëjtës ngjyrë. Menjëherë pas publikimit, fotot e Madonna-s morën mijëra komente dhe shpërndarje në rrjete sociale. Edhe pse i ka kaluar të 60-tat, artistja vazhdon të jetë provokuese dhe sensuale njësoj si ditën e parë, ndaj kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ky postim vjen pak kohë pasi një video në Tik Tok bëri xhiron e rrjetit. Në videon e bërë virale këngëtarja u akuza për photoshop, pasi sipas një austriake, Amelia Goldie, Madonna kishte vendosur fytyrën në trupin e saj dhe e kishte publikuar më pas imazhin në Instagram në vitin 2015.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN