MENU
klinika

Një tjetër bie në pranga për…

Përndiqte të miturën 17 vjeçe/ Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari

14.04.2021 - 09:54

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi akuzohet për përndjekjen e një të miture 17 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, ku shtetasi N.K., u arrestua në flagrancë nga Policia e Fierit.

Një tjetër person me banim në Lushnjë, përfundoi në pranga pasi shkeli vendimin e gjykatës duke shkuar të shtëpia e gjyshërve që ishin me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i plotë

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Gati për kalimin e banorëve

Pas 10 ditëve, ndërtohet ura e Darzezës

Ndalohet dhe i bëhet kontroll: Kishte drogë me vete

28 vjeçari me “Benz” nuk i bindet urdhrit të Shqiponjave

Bie në pranga 47-vjeçari në Kakavijë

U shpall në kërkim pas operacionit anti-drogë në Nikël

Një prej inxhinierëve kryesorë të Vlorës para ‘90

Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare biznesmeni i ndërtimit