MENU
klinika

Premier League, Java 32

Pesë fitore radhazi, United presion për kreun

18.04.2021 - 18:04

Manchester United po bën shumë mirë në Premier League. “Djajtë e Kuq” siguruan fitoren e pestë radhazi në suksesin 3-1 ndaj Burnley dhe përvecse “blindojnë” vendin e dytë, kërcënojnë vendin e parë që mbahet nga City, pasi diferenca shkon në 8 pikë.

Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën do të hapej sfida me talentin Greenwood. Por, dy minuta më pas, Tarkowski do të barazonte shifrat në 1-1.

Deri në minutën e 84-të kur Greenwood do të shënonte golin e dytë dhe më pas do të vinte edhe i treti nga Edinson Cavani me asist të Van de Beek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN