MENU
klinika

FA Cup

Chelsea mposht Cityn dhe kalon në finale

17.04.2021 - 20:19

Chelsea do të jetë në finalen e madhe të FA Cup teksa në “Wembley” ka mundur me rezultatin 1-0 Manchester City e Pep Guardiola. Një ndeshje e vendosur nga goli i Ziyech në fillim të pjesës së dytë dhe dy gola të tjerë të anuluar për djemtë e Tuchel.

Shuhet kështu ëndrra e madhe e Pep Guardiola për të bërë “Grand Slam”, pra titull, Champions dhe FA Cup. Ishte fitorja e parë e trajnerit Tuchel kundër Guardiolas. Për herë të parë në finalen e FA Cup do të jetë një trajner gjerman.

Chelsea do të presë në finale fituesi Leicester-Southampton, me “Dhelprat” që janë favoritë për të fituar. Blutë e Londrës arrijnë për herë të 16-të në finalen e këtij kompeticioni, rekordin e mban Arsenal me 21 herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN