MENU
klinika

"Ka pasur shumë balt e lajme të rreme, por…"

Rama: Gati impianti ultramodern i përpunimit të mbetjeve në Fier

05.04.2021 - 08:23

Impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier është gati. Prej ditës së djeshme, 4 prill, ka mbaruar 100% montimi i impliantit dhe tani ka nisur faza e kolaudimit të pajisjeve specifike.

Sipas inxhinierit të impiantit, kapacatiteti pritës i këtij inceneratori është 250-280 ton mbetje në 24 orë.

“Do operohet me tre turne në 24 orë me 110 oersona staf për të tre turnet”- tha inxhinieri teksa lajmbroi se “në fund të muajit prill kjo vihet në funkson 100% në procesin e vet”.

Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në këtë incenerator, tha se ky impiant “do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që prej dekadash të tëra digjen në natyrë, në krejt qarkun e Fierit”.

Duke folur për zërat kritikë mbi këtë investim, Rama u shpreh:

“Është çlirim i madh mjedisor, për fat të keq ka pasur shumë lajme të rreme shumë abuzime e shumë balt si për gjithë punët e mira që bëhen në Shqipëri ka qenë ky lloj zakoni por besoj që tani vepra flet vetë sikundër flasin vetë realitetet në Elbasan, Tiranë edhe Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrje, favoret e kësah tekologjie në raport me landfillet janë të mëdha, se landfilli ka një moment ezaurimi kurse kjo nuk merr hapësirë toke natyre dhe përkundrazi e transformon natyrën”, tha Rama.